Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 09:30

Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit për vitin 2011, në krye të të cilës ndodhet presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ndërsa kryeministri rus Vladimir Putin është në vendin e dytë.

Obama, pas vdekjes së kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden dhe diktatorit libian Moamer Gadafi, në listën vjetore të kësaj reviste i ka marrë vendin e parë homologu të tij kinez Hu Xhintao, i cili këtë vit ka rënë në vendin e tretë, menjëherë pas Putinit.

Në vendin e katërt, renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sikurse edhe vitin e kaluar, vazhdon të jetë gruaja më e fuqishme në botë.

Një vend më poshtë rangohet themeluesi i “Microsoft”-it dhe njeriu më i pasur në SHBA, Bill Gejts, ndërsa mbreti saudit Abdullah ben Aziz al Saud, është në vendin e gjashtë.

Në të shtatin renditet kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Benedikti XVI, Ben Bernanke, shefi i Rezervave Federale amerikane është i teti në listë.

Themeluesi i rrjetit shoqëror “Facebook”, Mark Zakerberg (27), është në vendin e nëntë dhe njëherësh është më i riu për nga mosha në listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit, kryeministri britanik Dejvid Kameron është njeriu i dhjetë më i fuqishëm në botë, Sonja Gandi, kryetare e Kongresit nacional të Indisë është në vendin 11 etj.

Në listë janë përfshirë gjithsej 70 personalitete të ndryshme botërore.