Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 11:13

Nju Jork – Filmi “Dhe Dark Knight Rises” nuk ka të ndalur, pasi kryesoi në listën e filmave më të shikuar edhe këtë fundjavë.

Filmi i ri Batman i regjisorit Kristofer Nolan ka ruajtur kreun e box-office për të tretën javë radhazi, duke mbledhur 36.4 milionë dollarë.

Me këtë shumë filmi çon në 355 milionë dollarë fitimet vetëm në SHBA, duke e bërë atë një prej filmave më të suksesshëm të vitit.

Ndërsa filmi “Total Recall” ku aktron Kolin Farrell, është renditur i dyti në box-office me 26 milionë dollarë të mbledhura, dhe filmi “Diary of a Wimpy Kid: Dog Days” ka mbledhur 14.7 milionë dollarë.