Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 12:33

Yjet e filmit Twilight, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson janë ende të pavendosur se ku të jetojnë, në Londër apo në Los Anxhelos.

Çifti i cili sapo ka përfunduar xhirimet finale të Twilight, kanë qenë të dashuruar që në vitin 2008. Pasi kanë ndarë kohën e tyre së bashku ditëve të fundit ndërmjet Londrës dhe Los Anxhelosit, ata kanë vendosur të marrin një shtëpi së bashku, por nuk janë ende të vendosur se në cilën anë të kontinentit do të ndërtojnë folenë e tyre.

“Kristen nuk e pëlqen idenë e zhvendosjes në Londër, ndërsa Robi nuk e preferon shumë Los Anxhelosin”, është shprehur një mik i tyre. “Ai ëndërron të jetojë në një lagje të qetë të Londrës, në të njëjtat vende ku jetonte përpara se të bëhej i famshëm. Ai nuk e preferon stilin e jetës së çmendur amerikane, edhe pse është e qartë që nuk do të jetojë si më përpara në një apartament, por në një vilë luksoze”.

Robert 25 vjeçar ka thënë: “Kam qenë shumë pranë blerjes së një shtëpie në Los Anxhelos, por vetëm 20 minuta para se të firmosja m’u ndërrua mëndja.” (LajmeShqip.com)