Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 13:00

Kompania “Powow Entertainment”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se në Prishtinë do të sjellë një këngëtar rreper shumë të njohur dhe shumë të kërkuar.

“Kënaqësia jonë është më e madhe për faktin se ky artist që do të performojë në Prishtinë është shqiptar dhe emri i tij njihet nga të gjithë. Ai është Unikkatil”, thuhet në komunikatë.

Unikkatil është padiskutim artisti më i kërkuar shqiptar nëpër botë. Vetë fakti që ai ka refuzuar 15 oferta deri tani, tregon se sa i kërkuar është!

Sipas kësaj komunikate “Powow Entertainment”, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash, ka arritur që ta bindë rreperin, këngëtarin shqiptar për të performuar, për herë të parë dhe të fundit, në Kosovë.

”Me këtë rast njoftojmë gjithashtu publikun që jemi në përgatitje të një mega festivali që do të mbahet në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë publikojmë lajmin që Unikkatil ka pranuar ofertën tonë dhe se ai është një ndër emrat të cilët do të performojnë në këtë festival”, thuhet në komunikatë.

Sipas organizatorëve “Powow Entertainment” do të ju informojë me detaje të tjera edhe për artistët e tjerë që do të marrin pjesë në këtë mega festival.

“Ata që e përcollën koncertin e “The Game” në Prishtinë, tashmë e kanë të qartë se kompania “Powow Entertainment nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar gjatë pasdites të së dielës. (LajmeShqip.com)