Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 11:29

Ky ka qenë komenti që aktori i filmit “James Bond” Daniel Craig ka bërë për klanin Kardashian, që kohëve të fundit ka pushtuar vëmendjen e medias.

Në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze “GQ” ai ka kritikuar Kim Kardashian për faktin që bën publike detaje të jetës së saj private dhe më pas kërkon që t’i respektohet privatësia.

“Nëse ti e shet jetën tënde private dhe fiton shumë para nga ky reality-show, nuk mund të kërkosh që mbas kësaj të të respektohet privatësia. Ky është budallallëk. Kur shoh familjen Kardashian them me vete se nëse do të doja që televizionet të më paguajnë me miliona dollarë, duhet të sillem si një idiot!”

Aktori, i cili pak muaj më parë është martuar me aktoren Rachel Weisz, nuk ka pranuar të zbulojë asnjë detaj rreth marrëdhënies së tyre, përveçse që ka thënë “Jam lumturisht i dashuruar. Më shumë nuk mund të them, pasi jeta është e gjatë dhe gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç ne duam. Nuk dua të them asnjë fjalë që më vonë mund të më kthehet mbrapsht.” (LajmeShqip.com)