Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 16:17

Shkup – Qyteti i Shkupit sot e hodhi shortin për konfirmim e renditjes për ngjitjen e posterëve në tabelat falas.

Në thirrjen publike që bëri qyteti i Shkupit, në pajtim me vendimin për marrjen e së drejtës për shfrytëzimin falas  të vendit për theksimin e posterëve zgjedhore, u paraqitën pesë dorëzues të  listave: Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE,  E djathta demokratike, BDI, Unioni Social-Demokratik – USD  dhe Të bashkuar për Maqedoninë.

Paraqitësit e listave  të cilët marrin pjesë në hedhjen e shortit do të mundet prej sot ta shfrytëzojnë të drejtën për vendosjen e posterëve.

Me vendimin, në të gjitha komunat e Shkupit janë paraparë 54 lokacione të veçanta për vendosjen e tabelave.