Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 20:34

Shkup – E tërë fushata e LSDM-së bazohet në mashtrime dhe gënjeshtra. LSDM nuk ka ndjenjë për nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillon politikë hipokrite dhe të papërgjegjshme, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski.

Kandidatja për kryeministre e koalicionit të kryesuar nga LSDM, Radmilla Shekerinska dhe lideri i partisë, Branko Cërvenkovski, siç tha Biçikliski, nuk kanë ndjenjë për për atë se çka do të thotë të jetë njeriu i varfër.

“Ata nuk dinë se çka është varfëria. Këta njerëz tërë karrierën e tyre e kaluan duke kryer funksione shtetërore. Brenda natës u bënë të pasur në mënyrë enorme. Këta njerëz as pesë minuta nuk kaluan me popullin, në mesin e qytetarëve”, deklaroi Biçikliski.

Shekerinska, thotë, “është gruja e cila në mënyrë komfore kënaqet në banesë të madhe në Taftalixhe, automobil të ri luksoz dhe veshmbathje me vlerë prej mijëra eurove”.

“Si mundet njeriu i cili posedon tërë këtë, të dijë se çka është varfëria? Dukshëm edhe Radmilla Shekerinska edhe Branko Cërvenkovski jetojnë në planet tjetër”, deklaroi Biçikliski.