Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 13:51

Tetovë – Partia Demokratike Shqiptare, dje, në tubimin qendror parazgjedhor, e kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Bogovinës, për arsye se, siç tha lideri i partisë Menduh Thaçi, ata kanë zgjidhje për problemet e shqiptarëve.

“Edhe për 20 vjet tranizicion ne ndodhemi as në qiell e as në tokë. Nëse Shqipëria ka hyrë në NATO, ndërsa Kosova është e pavarur ne mbetëm jashtë këtyre proceseve”, tha lideri i PDSH-së në tubimin parazgjedhor në komunën e Bogovinës dhe kërkoi qytetarët në këto zgjedhje ta ndëshkojnë pushtetin aktual, e cila siç tha, demonstruan qëllim antishqiptar.

Sipas Thaçit, qëllimi i vetëm për shqiptarët, për dalje nga gjendja e tanishme është platforma e PDSH-së, për marrëveshje të re politike. Ai porositi s’e njëri nga momentet kryesore të platformës është sistemimi i rregullt i buxhetit shtetëror pasi që, siç tha, nga të gjitha paratë, të cilat merren nga shqiptarët, ata nuk fitojnë asgjë.

Para të pranishmëve, në tubim folën edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti dhe kandidati për deputet, Arifhikmet Xhemaili.