Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 18:48

Strugë – Bartësi i listës së Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshoski sot në Strugë u takua me një grup biznsesmenësh dhe punonjësish turistik të qytetit.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë dhe perspektivat që i ofron Struga për hapjen e bizneseve të reja dhe për zhvillim të turizmit, ndërsa nga ana e Milloshoskit u prezantua pjesa e programit zgjedhor kushtuar zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit.

“Si Qeveri filluam aksion për dhënien e aeroporteve të Maqedonisë nën koncesion. Posaçëriaht është me rëndësi dhënia nën koncesion e aeroportit në Ohër, që do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit si degë ekonomike. Gjatë vitit të kaluar pamë se shteti nga cilat do shkaqe nuk është ekonom i mirë i aeroporteve dhe ndërmarrja publike e cila ekonomizonte me to, çdoherë pati bisedime të ndryhsme dhe arsye për atë. Vlerësojmë se me masat e reja për koncesionim, ekonomi i ri i aeroportit do të ketë dëshirë të krijojë kushte më të mira që të zhvillohet qarkullimi në aeroporte”, tha Milloshoski.

Ai theksoi se me programin e VMRO-DPMNE-së për periudhën 2011 – 2012 është paraparë ulja e tatimit për shërbimet turistike prej 18 në 5 për qind.

Ai paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme planifikojnë edhe rregullim infrastruktiror të qytetit dhe se do të vazhdojë projekti për lidhjen rrugore nga Gostivari përmes Kërçovës deri në Strugë dhe Qafë Thanë, si dhe rrugë e re nga Koseli përmes Ohrit deri në Shën Naum. “Me këtë rrjeti rrugor në tërësi do të rrumbullakësohet”, tha Milloshoski.