Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 11:47

Shtip – Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, dje në Shtip e prezantuan Manifestin për reforma dhe zhvillim. Qytetarëve iu drejtuan lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe bartësi i listës në Njësinë e tretë zgjedhore, Vllatko Gjorçev.

Fillimisht, si mysafir special, mbështetës i koalicionit, foli eurodeputeti slloven, Alojz Peterle. Ai shfaqi mbështetje për politikën e VMRO – DPMNE-së, duke theksuar s’e me këtë Qeveri, Maqedonia do të bëhet anëtare e familjes evropiane.

Duke theksuar se kjo Qeveri është e para, e cila del paqra qytetarëve me dhënie të llogarisë, pa i fshehur Rilindjen në njëqind hapa dhe Rilindjen e sendërtuar dhe zgjeruar, lideri i parties, Nikolla Gruevski tha se VMRO – DPMNE-ja në këto zgjedhje premton vetëm atë që është e sigurt se do ta realizojë, rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje më të madhe për bujqit, ndërtim të banesave për familjet e rrezikuara sociale, ndërtim të rrugëve.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” paraprakisht mbajti tubim parazgjedhor edhe në Shën Nikollë ku premtoi se në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë vendosje të tatimeve të reja, ndërsa disa shpenzime do të ulen. Ekonomia do të rritet, në periudhën prej vitit 2012-2013 prej 4 deri 5 për qind, ndërsa në vitin 2014-2015 rritja do të arrijë prej 5 deri 7 për qind.