Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 11:09

Shkup – E ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe në Bashkimin Evropian, porositi lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani në një tubim të mbajtur në komunën Butel të Shkupit.

“Më 5 qershor do t’i vijë fundi tranzicionit 20-vjeçar, ndërsa Demokracia e Re do të realizojë fitore të bindshme. Me këtë shqiptarët përgjithmonë do të bëhen të barabartë në politikë, në ekonomi, por edhe në kulturë”, tha Selmani.

Ai theksoi se pa marrëveshje që do të bazohet mbi programin parazgjedhor të Demokracisë së Re, Maqedonia, siç tha nuk do të ketë qeveri të re.