Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:57

Shkup – Lideri i koalicionit “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski ,në mitingun e tij në Kavadrci e ftoi në duel kryeministrin Nikolla Gruevskin, siç tha ai, “të tregohet se kush është patriot dhe kush tradhtar, në vend se të takohet kot me Cërvenkovskin dhe me Sheqerinskën”.

“Lëri Brankon dhe Raden dhe eja në duel me mua”, ka thënë Boshkovski. Para banorëve të Kavadarcit ai i ka kritikuar gjendjen në bujqësi duke premtuar naftë jeshile dhe mekanizëm pa doganë për bujqit si dhe gjendjen në kulturë.

“Ministria e Kulturës u bë ministri për ndërtimtari dhe larje të hollave për pushtetin aktual. Arti më i madh tani është që të mbijetoj si aktor”, ka thënë Boshkovski.

Ai premtoi se kur të vjen në pushtet do ta profesionalizojë diplomacinë maqedonase.