Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 13:26

Shkup – Fund tranzicionit në Maqedoni dhe hyrje në BE dhe NATO, ka premtuar lideri i VMRO-Popullores Lupço Geurgevski para qytetarëve në vendin e tij të lindjes Dellçevë, ku partia e shënoi edhe fillimin e fushatës zgjedhore.

Në fillim të mitingut VMRO-Popullore i prezantoi bartësit e listave në njësinë e tretë zgjedhore, Marijan Dodovskin, kryetari i partisë, kurse në fjalimin e tij ka edhe dy nga kandidatët për deputetë nga Dellçeva, Gordana Bobullovska dhe Toni Janev.

Ish lideri i kësaj partie Georgievski duke u drejtuar para të pranishmëve theksoi se nga populli kërkon mbështetje që të kthehet demokracia në Maqedoni.

“Kërkojmë mbështetje për ta futur Maqedoninë në NATO dhe në BE dhe të sigurojmë mirëqenie të ekonomisë për qytetarët. Në shekullin 21 nuk është patriotizëm që të ndërtohen monumente grandioze dhe ndërtesa në Shkup. Patriotizëm është që të ndërpritet eksodi i qytetarëve tanë, të cilët për të siguruar qëllimet e ekzistencës duhet të shkojnë në Itali, Gjermani, por edhe në Afganistan. Ne do të jemi pjesë e qeverisë së re ku ende njëqind ditët e para do ta zgjedh çështjen e emrit me Greqinë dhe të hapë perspektivë për euro integrimet“, ka thënë Georgievski.