Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 17:59

Shkup – Xhulian Pil Jets, shef i misionit vëzhgues, Donald Bison zëvendës-shef dhe analisten juridike Tamara Otiashvili.

Në takim ministri i njoftoi të pranishmit për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në Kodin penal.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor kanë të bëjnë me implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, me theks në financimin e fushatës zgjedhore – mbrojtjen e mekanizmave ligjore nga financimi joligjor të fushtës zgjedhore, precizimin e dispozitave për siguri në zbatimin e rregullativës për financim zgjedhor të fushatës, definimin e fillimit dhe përfundimin e fushatës zgjedhore dhe sjelljen e Rregulloreve për prezantim të barabartë medial.

Janë bërë edhe ndryshime dhe plotësime në Kodin penal në pjesën e cila ka të bëjë në veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Me ndryshimet parashihet edhe një dënim, gjegjësisht ndalsë për shfrytëzimin e mjeteve për financimin e partive politike nga Buxheti, ndërsa i cili së bashku me dënimet e tjera dytësore mund t’i shqiptohen personit juridik, i cili e ka keqpërdorur  veprimtarinë e vet dhe ekziston rrezik në të ardhmen ta përsërisë veprën.

Gjithashtu, është paraparë dispozitë për “Keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore dhe shqiptimin e obligueshëm të dënimit ndalesë për shfrytëzimin e mjeteve për financimin e partive politike për veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimit”.

Me këto ndryshime u bë harmonizimi i rekomandimeve nga GREKO-Raporti, i cili ka të bëjë me financimin e partive politike.