Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:26

Manastir – VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit, në sheshin “Magnolia” në Manastir ka mbajt tubimin parazgjedhor, ku prezantuan programin “Manifest për reforma dhe zhvillim” dhe kandidatët për deputetë në Njësinë zgjedhore numër 5.

Lideri i partisë Nikolla Gruevski, para manastirasve mes tjerash porositi s’e VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, sepse ka prioritete të caktuara, e ato janë zhvillimi i ekonomisë, investimet, vende të reja pune, rritje të ndihmës sociale dhe volitshmëri tw tjera për jetë më të mirë. Ai potencoi s’e 82 për qind të projekteve nga programi “Rilindje në 100 hapa” veçqë janë plotësuar dhe se 16 për qind janë në fazë përfundimtare.

“LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme, sepse Cërvenkovski e ka sjellë varfërinë në Maqedoni, ai i krijoi ndërmarrjet e falimentuara, e bëri privatizimin më të shtrenjtë në Evropë, ndërsa Manastirit i ndodhi kataklizmi më i madh, cunami më i madh në këtë hapësirë, dështimi i kursimoreve TAT, ALFA-S, Lavci e tjera, por për fat të keq, asnjëherë për hapat e gabuara nuk u dënua nga Radmilla Shekerinska, e as ajo nuk u distancua nga kjo”, ka thënë Gruevski. Përveç liderit të VMRO-DPMNE-së, para manastirasve u drejtua edhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në NJ. Z. 5 Antonio Milloshoski, i cili mes tjerash tha se konfirmimi për orientimin evropian i kësaj partie është përkrahur edhe me faktin se pas fushatës së VMRO-DPMNE-së, me përkrahje publike qëndrojnë edhe eurodeputetë. Paraprakisht, VMRO-DPMNE-ja mbajti tubim në Demir Hisar.