Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 17:57

Kumanovë – Persona të panjohur, të enjten kanë thyer xhamat e një shtabi partiak të BDI-së në Kumanovë. Ky është incidenti i parë në këto zgjedhje, ku thyhet një shtab partiak.

MPB, përmes një komunikate, ka sqaruar se shtabi është thyer nga persona të panjohur në rrugën “Potok Serava”. Dhunuesit, madje kanë thyer xhamin, kanë marrë flamurin partiak si dhe kanë demoluar shtabin e kësaj partie. SPB në Kumanovë ka ndërmarrë të gjitha masat për të ndriçuar rastin.