Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 10:47

Kumanovë – Lideri i Partisë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) Rufi Osmani dhe kandidatët për deputetë, dje pasdite mbajti takime me qytetarët e komunës së Likëovës, në të cilat i promovuan zgjidhjet nga programi i tyre.

“Qeveritë e deritanishme, posaçërisht participientët shqiptarë në to, janë politikanë tejet të pasuksesshëm. Ata nuk arritën që pjesën adekuate të investimeve kapitale ta investojnë në këto rajone përmes investimeve në infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim, shkolla”, tha Osmani para banorëve të Mateçit.

Ai shtoi se partia ka kuadër, i cili mund të ofrojë projekte cilësore dhe porositi s’e nëse janë pjesë e qeverisë së ardhshme, do të kërkojnë investime më të mëdha në komunat e pazhvilluara siç është rajoni i Likovës.

Partia, theksoi osmani, ofron dalje nga kriza ekonomike, zgjidhje për zhbllokimin e procesit të eurointegrimit, harmonizim të marrëdhënieve midis maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe ndarje të barabartë të mjeteve buxhetore.

Ai porositi s’e do t’i ndalojnë projektet joproduktive, në qoftë se janë pjesë e pushtetit.

Osmani, dje pasdite u takua edhe me banorët e fshatrave Nikushtak, Ropalcë, Likovë dhe Llojanë.