Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 09:30

Kërçovë – Në sheshin e qytetit në Kërçovë mbrëmë u mbajt tubim parazgjedhor i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Të pranishmëve iu drejtua lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili e prezantoi programin politik për katër vitet e ardhshme.

Bartësi i listës për Njësinë zgjedhore pesë, Antonio Milloshoski theksoi se LSDM-ja dhe udhëheqësia e tij e shitën Kërçovën, ndërsa ne, tha, të udhëhequr nga kryeministri i tanishëm Nikolla Gruevski e mbrojtëm Kërçovën dhe ia kthyem dinjitetin qytetit.

“Tani Kërçova është qytet i fakultetit, ndërtojmë dhe krijojmë vepra në arsim, bujqësi dhe ekonomi. Ne u dhamë respekt qytetarëve tanë, ne e kemi nderin dhe fuqinë për reforma të suksesshme”, theksoi Milloshoski.

Në tubim u prezantuan edhe kandidatët e tjerë për deputetë të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në njësinë zgjedhore pesë.