Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 12:51

Shkup – Kreu i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Gafur Adili, ka vlerësuar se përfundimisht shqiptarët në Maqedoni duhet të binden se për gati dy dekada me radhë, ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme të organizuara në „Maqedoni“ (IRJM-FYROM), që kur (në vitin 1992) në skenën politike u shfaq Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), pastaj Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), si dhe në vitin 2001, pas konfliktit të armatosur edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për asnjë nuancë nuk u avancua statusi ekonomik, juridik dhe politiko-kombëtar i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni“ (IRJM-FYROM).

Po, përkundrazi, ka thënë Adili, “statusi ekonomik, juridik dhe politiko-kombëtar i shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën ‘Maqedoni’, është denigruar edhe më shumë se sa në kohën kur ‘Maqedonia’ ishte Republikë e ish-RSFJ-së”.

“Prandaj, edhe konsideroj që të gjithë anëtarët e simpatizantët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), shoqatat joqeveritare, rinia heroike shqiptare, intelektualët atdhetarë dhe masat e gjëra patriotike të Shqipërisë Lindore nën ‘Maqedoni’ (IRJM-FYROM), duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit maqedonas dhe të marionetave të tyre, partive lagje (mëhalla) të BDI të z.Ali Ahmeti, të z. Menduh Thaçi nga PDSH, Imer Selmanit nga DR, Sejfedin Harunit nga PPD, BDK të Hysni Shaqiri, BDSH të Bardhyl Mahmuti Rufi Osmanit nga RDK”, thuhet në komunikatën e kreut të FDBK-së Gafur Adili.