Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 20:16

Shkup – “LSDM-ja në këto zgjedhje u drejtohet dhe kërkon përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre nacionale.

Më 5 qershor presim që edhe një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë shqiptarë t’ia japin përkrahjen e tyre LSDM-së dhe koalicionit tonë. Kësaj radhe kanë më shumë arsye ta bëjnë atë. Është e madhe pakënaqësia e shqiptarëve me pesë vitet e fundit të qeverisjes së Gruevskit, si edhe tek të gjithë qytetarët e tjerë në vend. Është e saktë se numri i partive shqiptare është i madh dhe oferta është më e pasur, si asnjëherë më parë. Por, gjithashtu, është e saktë se për shkak të mundësive të koalicionimit paszgjedhor, garanci e sigurt për qytetarët shqiptarë se ky regjim i Gruevskit do të jetë i mundur është nëse votojnë për LSDM-në. Këto janë arsyet pse pres përkrahje edhe nga elektorati shqiptar. Sa u përket partive politike shqiptare, ne nga LSDM-ja kemi respekt ndaj të gjithëve dhe konsiderojmë se në lidhje me qëllimin tonë strategjik për integrim në NATO dhe BE kemi qëndrim identik ose të ngjashëm me të gjithë ata. E ajo e bën të mundur bashkëpunimin, madje edhe të nevojshëm”, përfundon Crvenkovski për “Shpic”.