Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 12:47

Kanë – Festivali i 64-të i filmit në Kanë do të nis sot në rivierën franceze. Sivjet festivali hapet me filmin e regjisorit amerikan, Vudi Allen, “Mesnatë në Paris”, në të cilin, Zonja e parë e Francës, Karla Bruni e luan një rol të vogël.

Festivali 11-ditor i filmit në Kanë, mbahet çdo vit dhe është më i madhi në mbarë botën. Organizatorët e Festivalit të Kanës sivjet kanë zgjedhur katër filma fitues të edicioneve të kaluara të Festivalit për filma që kanë marrë grand pri, disa fitues të çmimeve oskar, ndërsa do të jenë edhe filma fitues nga Festivali i filmave në Berlin dhe Venecia që do të prezantohen për publikun e pranishëm.

Sivjet po garojnë 20 filma për çmimin kryesor, Palma e Artë, i cili i jepet filmit, që konsiderohet më i miri i garës.

Në krye të jurisë së Festivalit të sivjetëm është aktori i njohur Robert De Niro, ndërsa në juri do të jenë edhe aktorët Jude Laë, Uma Thurman, regjisori nga hongkonku Johnny To, regjisorët tjerë Oliver Assayas dhe Mahamat Saleh Haroun, si dhe shkrimtarja norvegjeze Linn Ullmann.Çmimet kësaj radhe do të ndahen më 22 maj.