Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 01:39

Tiranë – Me këngën “Më lër të fle”, këngëtari i njohur shqiptar Redon Makashi, është shpallur fitues i Festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike” që sapo ka përfunduar natën finale sonte në Pallatin e Kongreseve. Redon Makashi fitoi duke pasur epërsi të lartë ndaj rivalëve të tij, gjithsej 48 këngëtarë dhe grupe që konkurruan në dy netët gjysmëfinale dhe sonte në finalen e madhe.

Fitorja erdhi pasi vetë këngëtarët ishin juria që zgjidhte përmes sistemit të pikëve nga 1 deri në 20, këngëtarin dhe këngën më të mirë të këtij festivali. Për herë të parë, votimet u bënë të hapura dhe secili këngëtar e shihte direkt votën e dhënë nga kolegët.

Pas shpalljes fitues, Redon Makashi u shpreh i emocionuar: “Pas 22 vitesh karriere, është çmimi i parë fitues që marr. Emocionet janë të mëdha ndaj nuk mund të them më asnjë fjalë”, tha duke shtuar: “i përshëndes të gjithë artistët pjesëmarrës, edhe ata që nuk më kanë votuar, përshëndes edhe këtë publik të mrekullueshëm”, iu drejtua këngëtari i njohur, të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve ku për tre netë me radhë u zhvillua festivali i përvitshëm i muzikës së lehtë mbarëshqiptare.

Lista e plotë e fituesve:

1. Albërie Hadërgjonaj – Vetëm ty (Kontributi në Kënga Magjike 2011)
2. Rezarta Shkurta – Te jesh e mirë s’mjafton (Best Performanc)
3. Devis Xherahu -Akoma s’e besoj (Best Balad)
4. Ronela Hajati & Visari – Neles (Best Ft)
5. Era Rusi – Një Lamtumirë (Çmimi Televiziv)
6. Rozana Radi dhe Mc Kresha – Jabadabadu (Çmimi Diskografik)
7. Adelina Tahiri- Mos u kthe (Magjia e parë)
8. Noizy – Shooting Star (Çmimi i Internetit)
9. Ermal Mamaqi – Vetëm beso (Çmimi Best Dance)
10. Big Basta & Angelo- Si Melodi (Best Hip Hop)
11. Jonida Maliqi -Thesar pa emër (Çesk Zadeja)
12. Greta Koci- Pyes veten (Çmimi i Interpretimit)
13. Dr. Flori -S’ma ndjen (Kënga Hit)
14. Besa Kokdhima – Botën do ndryshoja (Çmimi i Kritikës)
15. Rosela Gjylbegu – Sikur të isha ti (Çmimi Best Lyrics)
16. Kejsi Tola – Më jeto (Çmimi Best Vokal)
17. Redon Makashi & Arb – Më lër të fle (Çmimi Kantautori)
18. Leonora Jakupi – Këngë e pa kënduar (Çmimi i Pruduksionit)
19. Olta Boka – Anna (Çmimi AMC)
20. Eranda Libohova & Aldo – Pa Problem (Çmimi Tendencë)
21. Pirro Çako & Vedat – Bujë vetëm bujë (Çmimi Kënga Stil)

Në natën e sotme finale, Ardit Gjebrea kishte të ftuar speciale edhe aktoren turke që luan rolin e Gymysh-it në serialin me të njëjtin emër që prodhohet në Turqi. (LajmeShqip.com)

Çmimi Kënga Stil