Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 20:00

Londër – Është konsideruar si njëra nga bazat e mirësjelljes, por thënia “faleminderit” po vdes në Britani, sipas një hulumtimi të bërë, për të cilin raporton gazeta britanike Telegraf.

Në vend të dështimit për të treguar mirësjellje, britanikët kanë filluar të përdorim fjalë të tjera. Në fakt një në tre persona thonë se zakonisht përdorin fjalë të tjera për të shprehur falënderimin.

Ndër frazat më të popullarizuara janë ato më pak formale që në shqip tingëllojnë me fjalët “rrofsh” dhe “bukur”, si dhe fjala franceze “mersi”.

Edhe pse një britanik mesatar ende thotë deri në 5000 herë në vit “faleminderit”, rezultatet e hulumtimit tregojnë një rritje të mënyrës të të folurit me zhargon, ku 40 përqind e të anketuarve besojnë se ata përdorin “faleminderit”, më pak se gjeneratat paraardhëse.

Anketa e kryer nga televizioni “Food Network UK”, koinçidon me fillimin e Ditës së Falënderimeve, po ashtu tregon se një në 20 veta përdorin fjalën “në rregull” në vend të faleminderit.

Por 95 përqind e të anketuarve ende besojnë se mirësjellja është e rëndësishme dhe tetë në 10 britanikë thonë se ata janë të ndershëm.