Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 17:42

Bibloteka e Vatikanit u themelua në vitin 1451 pas Krishtit dhe mban mbi 80.000 dorëshkrime, printime, vizatime, pllaka dhe inkunabula.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit është duke dixhitalizuar doreshkrimet antike religjoze duke i publikuar online në websitin e saj, të hapura për publikun, si dhe po mbledh financime në përmbushjen e këtij projekti.

Bibloteka e Vatikanit u themelua në vitin 1451 pas Krishtit dhe mban mbi 80.000 dorëshkrime, printime, vizatime, pllaka dhe inkunabula (libra të shtypur 1500 vjet para Krishtit) të shkruara përgjatë gjithë historisë botërore nga njerëz të besimeve të ndryshme. Biblioteka gjithashtu përmban letra të personaliteteve të rëndësishme historike, piktura dhe shënime të artistëve dhe shkencëtarëve si: Mikelangelo, Galileo, si dhe traktate të epokave të ndryshme historike.

Dokumentet e lashta tani janë duke u ruajtur në kuadër të programit DigitaVaticana, një format i përdorur nga NASA për të ruajtur imazhe astronomike dhe të dhëna astrofizike.

Deri më tani, vetëm 500 dorëshkrime dhe 600 inkunabula kanë qënë online në faqen e internetit të Bibliotekës së Vatikanit. Vatikani po bashkëpunon me firmën japoneze të dhënave dixhitale NTT duke synuar që të bëjë publike rreth 3.000 dorëshkrime në imazhe HD deri në vitin 2018.