Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 19:00

ShkupBashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, organizon sot hapje solemne të ekspozitës “Trevat lindore të shqiptarëve gjatë shekullit 20” në Çifte Hamam në Çarshi të Vjetër të Shkupit.

Në këtë ekspozitë do të shpalosen 65 tablo me 211 dokumente arkivore, fotografi, harta dhe materiale të ndryshme ilustruese si: raporte, analiza, elaborate, procese gjyqësore, memorandume, protesta, demonstrate etj., dokumente të cilat flasin për rezistencën atdhetare dhe pozitën diskriminuese të shqiptarëve gjatë periudhës së regjimit të Mbretërisë dhe Federatës komuniste Jugosllave.

Ekspozita do të jetë e hapur që nga 13 deri më 15 Nëntor 2012.(LajmeShqip.com)