Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 11:34

Tiranë – Aktorja e njohur e Teatrit, Ferial Alibali ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në Tiranë, duke lenë pas një arkiv rolesh dhe interpretimesh në teatër dhe filma artistik.

Ferial Alibali lindi në Lushnje, në vitin 1933. Aktivitetin artistik e filloi në vitin 1952, në teatrin profesionist të Korçës.

Nga viti 1953-1955 punoi në Teatër, duke interpretuar role të vogla dhe në shtator të vitit 1955 u pranua aktore në Teatrin Popullor. Gjatë aktivitetit artistik, Alibali ka interpretuar rreth 50 role në teatër, ku u dallua sidomos për rolet e Mashës, Zoga, Hesja, Nastja, Drande, Mira, Pepi, Hajria, Nica,etj.

Ferial Alibali ka interpretuar, gjithashtu, edhe disa role në filma të ndryshëm artistikë.

Në vitin 1975 e larguan nga Teatri Popullor pasi i shoqi i saj u dënua nga regjimi komunist për politikë.