Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 11:05

Tiranë – Heshtja zgjedhore në kryeqytet nuk shoqërohet me “heshtje” artistike. Gjatë mbrëmjes së sotme dhe të nesërme, qytetarët e Tiranës kanë mundësi të ndjekin shfaqje e koncerte në disa prej skenave të institucioneve artistike.

Në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit, treshja e aktorëve Gazmend Gjoka, Arben Derhemi dhe Niada Saliasi do të interpretojnë veprën e Ëoody Allen, nën regjinë e Milto Kutalit.

Komedia e tre njerëzve që takohen në Riverside Park në Manhatan, një njeri me famë, i martuar dhe e dashura dhe një tjetër që ka prekur njëherë humnerën, do të vijë nga Akademia e Arteve, ku ka shfaqur premierën e saj, në Teatrin e Metropolit.

Xhimi, një skenarist që ka bërë emër të madh dhe para, ka lënë një takim në Riverside Park dhe aty takohet me një barbon, Fredin, i cili e akuzon për vjedhjen e skenarit të filmit që ka pasur sukses “Udhëtimi”.

Një mundësi tjetër ofron edhe Teatri Kombëtar, i cili do të vazhdojë të shfaqë shfaqjen “Dashuri e hidhur – Amoro Amore”, inspiruar nga “Romeo dhe Zhulieta”, nën regjinë e italianit Carlo Bruni.

Një koncept ndryshe për tragjedinë e Shekspirit, personazhe që shtohen e të tjerë që nuk marrin pjesë, në qendër të të cilit janë raportet prindër fëmijë, do të interpretohen nga aktorët Erieta Cufaj, Andi Begollin, Yllka Mujo, Monika Lubonja, Olta Daku, Elia Zaharia, Dritan Boriçi, etj.

Në një skenë tjetër të kryeqyetit, në atë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, “United Europe Chamber Orchestra” do të japë një koncert në kuadër të 9 majit, Ditës së Europës.

Edhe kinematë e Tiranës ofrojnë për publikun filma të zhanreve të ndryshëm, si edhe në version 3D. Në kinema “Millenium” vazhdon të shfaqet në mbrëmje komedia “Just Go Ëith It” me Jenifer Aniston dhe Adam Sendler, ndërkohë që gjatë orareve të ditës do të shfaqet premiera e re e filmit “Kesulkuqja”. Amanda Seyfried, Shiloh Fernandez, Gary Oldman, Julie Christie, Max Irons, Billy Burke janë protagonistët e versionit më të ri të përrallës së vjetër, kësaj here në gjininë e horrorit.

Kinema “Agimi” do të shfaqë për herë të parë në Shqipëri filmin horror “Saë 7” në 3D, por vazhdon edhe shfaqjen e filmit të animuar në 3D “Mars Need Moms”, si dhe aksionin përsëri në 3d “The Green Hornet”.