Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 17:00

Sipas disa studimeve të bëra, kanë mjaftuar vetëm 9 minuta të të shikuarit të filmave të animuar për të penguar aftësinë për të mësuar për një fëmijë 4 vjeçar.

Sjellja e tyre të lë shumë për të dëshiruar në krahasim me fëmijët që shohin programe më realiste, apo thjeshtë që lexojnë.

Zbulimet e djeshme ndezën alarmin nga psikologët se të pasionuarit e filmave të animuar mund ta gjejnë veten e tyre të paaftë për moshën kur të shkojnë në shkollë.

Pr.Dr. Angelina Lillard që udhëhoqi studimet shkencore ka thënë: “Prindërit duhet ta dinë që fëmijët që kanë parë SpongeBob SquarePants, apo filma të ngjashëm, mund të kenë probleme me personalitetin e tyre dhe për t’u vetëkontrolluar.”

Ky studim mbi impaktin e televizionit në mendjen e katër vjeçarëve, është përqendruar në ndikimin e funksionit ekzekutiv.

Ndërkohë që personazhe të tilla nënujore rrisin mundësinë që fëmijët të identifikohen me karaktere të tillë të shpërqendruar dhe të harbuar, duke vetëadaptuar karakteristika të tilla në karakterin e tyre.

Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit të tregohen të kujdesshëm për llojin e filmave të animuar që shohin. (LajmeShqip.com)