Lajme Shqip Saturday, 10 November 2012 19:12

Prishtinë – Ikona shqiptare e muzikës moderne, Adelina Ismajli, ka publikuar këngën e saj të re me videoklip, të titulluar “Skënderbe” dhe që vjen në nder të 100 vjetorit të krijimit të shtetit tonë.

Krijuesja e hitit “Ku ma ke”, e cila u shfaq tejet seksi në videoklipin e këngës së fundit, tani ka vendosur të ndryshojë në stil të këngës dhe në paraqitjen e saj në videoklipin e ri.

Kënga ngërthen në vete tekst patriotik, pavarësinë e shtetit shqiptar dhe thirrje për bashkim të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Në këtë krijim fantastik vërejmë një gjithpërfshirje të historisë shqiptare, duke filluar nga heronjtë e Ilirisë, si Teuta dhe duke vazhduar me Gjerj Elez Alinë, Princeshën Argjiro dhe legjendën e humanitetit Nënë Terezën.

Adelina, e cila njihet për marrëdhëniet e saj të acaruara me mediat shqiptare, ka kohë që vepron jashtë vendit. Ajo gjithmonë e ka lënë të hapur opsionin e kthimit në vendlindje.(LajmeShqip.com)