Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 14:00

Venat varikoze janё vena tё zgjeruara dhe tё përdredhura. Çdo venё mund tё bёhet varikoze, por ato qё preken mё shpesh janё venat e gjymtyrёve tё poshtme. Kjo, pёr shkak tё qёndrimit tё gjatё nё kёmbё, i cili rrit presionin nё venat e kёmbёve.

Ka disa masa qё mund t’i merrni pёr tё ulur shqetёsimet e shkaktuara nga variçet, tё cilat nё tё njёjtёn kohё , ndihmojnё nё parandalimin e zhvillimit tё tyre.

Nё masat qё duhet tё merrni pёrfshihen:

1-Aktiviteti fizik.
Lёvizja me kёmbё, psh tё ecurit ёshtё njё metodё shumё e mirё pёr tё pёrmirёsuar qarkullimin e gjakut nё kёmbё.

2-Kujdes peshёn dhe dietёn tuaj.
Kilogramёt e tepёr ushtrojnё njё peshё mё tё madhe nё kёmbёt tuaj, duke ushtruar presion nё vena. Gjithashtu dieta ushqimore ndikon dukshёm. Duhet ndjekur njё dietё me pak kripё pёr tё eleminuar sasitё e tepёrta tё ujit nё organizёm.

3-Kujdes me veshjet.
Shmangni takat e larta. Kёpucёt me takё tё ulёt ndihmojnё muskujt duke ndikuar drejtёpёrdrejtё nё vena. Mos vishni rroba shumё tё ngushta nё bel apo kёmbё pasi ato mund tё kufizojnё fluksin e gjakut.

4-Ngrini kёmbёt.
Pёr tё pёrmirёsuar qarkullimin e gjakut nё kёmbёt tuaja, bёni pushime tё shkurtra duke ngritur kёmbёt mbi nivelin e zemrёs, psh shtrihuni dhe lёrini kёmbёt tuaj tё pushojnё mbi 3-4 jastёkё tё vendosur njёri pas tjetrit.

5-Shmangni periudhat e qёndrimit tё gjatё nё kёmbё.
Vёrini qёllim vetes tё ndryshoni vazhdimisht pozicion pёr tё inkurajuar qarkullimin e gjakut. Pёrpiquni tё lёvizni çdo 30 minuta apo mё shumё.

6-Mos u ulni kёmbёkryq.
Shumё mjekё rekomandojnё qё ky pozicion dёmton qarkullimin e gjakut. (LajmeShqip.com)