Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 09:00

Tiranë – Nderimi për shkrimtarin e njohur nga Kosova, Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta vetëm një javë më parë ka mbledhur në një mbrëmje poetike personalitete të shumtë të artit, kulturës por edhe të politikes shqiptare dhe kosovare.

Përmes vargjeve të shkruara nga shkrimtari i njohur, Ali Podrimja, aktorët më në zë të skenës shqiptare kanë përcjellë emocione të shumta në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Miqtë të të ndjerit Podrimja kanë përcjellë kujtime të shumta nga jeta e autorit. Ndërsa nipi i tij ka përshëndetur në fund të gjithë të pranishmit për nderimin që iu bë në Shqipëri dhe Kosovë gjyshit Ali Podrimja, i cili la pas me dhjetëra krijime.

Në fund Kryeministri Berisha la shënimin e tij në librin e shënimeve për nder të poetit të njohur kosovar.

Ali Podrimja u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë në moshën 70 vjeçare.

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. (LajmeShqip.com)