Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 16:29

Shkup – Aktivitetet për zbardhjen e figurës historike të rilindasit Hasan Prishtina filluan sot në Shkup me akademi solemne të manifestimit me titull “Veprimtaria Atdhetare e Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. 

Aktivitetet do të vazhdojnë nesër me një session shkencor ku do të jenë të përfshirë akademikë të shkencave, dhe institute të kreut të shtetit shqipëtar të Kosovës dhe Maqedonisë dhe do të  përfundojnë me 14 tetor me inagurimin e shtatores së Hasan Prishtinës në qendrën tregtare Mavrovasaja në Shkup.

Siç njofton RTVM-ja konferenca shkencore me temë “Veprimtaria atëdhetare e Hasan Prishtinës” do të  mbahet të shtunën dhe të dielën në Komunën e Çairit. Në konferencë përveç pjesëmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare do të jenë të ftuar edhe studiues nga Bullgaria dhe Sllovenia. Në këtë konferenc shkencore do të trajtohet figura dhe persinaliteti i Hasan Prishtinës nga shumë këndvështrime, pra nga ai diplomatik-politik, arsimor por edhe aspekte të tjera ku studiues të ndryshëm trajtojnë aspektet të vecanta të Hasan Prishtinës, se si ai është i pranishëm në këngët popullore, si e prezenton atë arti figurative, cila ishte retorika dhe komunikimi politik i tij.

Kjo përmendore realizohet e njëjtë për tre kryeqytete, Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën dhe bashkëfinancohet nga nipi i heroit, Mehmet Prishtina. Në Shkup përmendorja e derdhur në bronz do të vendoset përballë bibliotekës “Shën Klementi i Ohrit”, ndërsa në Tiranë tek sheshi Paris. Realizmi i saj është bërë nga një skulptor nga Shqipëria dhe vepra monumentale është tre metra e lartë. Vendosja e përmendores do të bëhet në ditën e tretë të manifestimit që organizohet nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, kushtuar veprimtarisë atdhetare të Hasan Prishtinës. Manifestimi është pjesë e festimeve për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.(LajmeShqip.com)