Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 08:53

Shkup – “Librat me bukurinë e tyre të përjetshme kudo në botë, edhe tek ne, janë bazë e kulturës kombëtare dhe pasuri e cila na i hap horizontet e jetës, e cila na e afron botën e të panjohurës dhe na fisnikëron me vlera dhe dituri”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë në hapjen e Panairit të 23-të ndërkombëtar të librit.

Duke e cituar Pabllo Nerudën, i cili në njërën nga veprat e tij ka shkruar se “librat të cilat do të ndihmojnë më së shumti, janë pikërisht librat të cilat të shyjnë të mendosh më së shumti. Një libër i madh i cili vjen nga një mendimtar i madh paraqet anije përplot me ide, të vërtetë dhe bukuri…”, Gruevski u bëri thirrje adhuruesve të fjalës së shkruar që gjatë kësaj jave të kënaqen në librat e panairit.

Kryeministri paralajmëroi se në vijim është edhe realizimin i projektit “Yjet e letërsisë botërore” në kuadër të së cilave deri në fund të vitit pritet të prezantohen edhe botimet e para.

Kryetari i Këshillit drejtues të Panairit të Shkupit dhe i Drejtorisë së grupacionit Era, Guido Omlladoç tha se vetëm duke lexuar libër i mundësojmë shpirtit luks, udhëtime, emocione dhe reflekse.

Rreth 60-të botues nga Maqedonia dhe disa nga vendet fqinje do ta prezantojnë produksionin e tyre në Panairin e 23-të ndërkombëtar të librit, i cili do të mbahet prej nesër e deri më 17 prill në Panairin e Shkupit në sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë.

Krahas botimeve të zhanreve të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi për takime me autorët nga vendi dhe të marrin pjesë në më shumë promovime.

Manifestimi organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e botuesve dhe librarët e Maqedonisë (SHBLM) dhe Shoqatën e botuesve shqiptarë. Panairi organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, e cila do të marrë pjesë me stendë të saj, ku do t’i prezantojë projektet e saj letrare, ndërsa do të fokusohet në 50 vitet jubilare të Mbrëmjeve struagne të poezisë.

Panairi i libirt këtë vit do të mbahet me moton “Dhuro libër, dhuro pasuri” – aksion i Panairit të Shkupit, të cilin do ta përkrahin shumë personalitete të njohur – aktorë, këngëtarë, prezantues, gazetarë, njerëz nga bota e modë.