Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 10:50

Shkup – Me shfaqjen “Komedija dela Bask” nga SHBA-ja në interpretim të aktores Iman Lizatazu, sonte në Sallën universale, në Shkup, do të hapet edicioni i 4-të i Festivalit internacional teatror “Fytyra pa maska 2011”, që do të zgjasë deri më 15 prill.

Edicioni i sivjetmë nën moton “Hidhe maskën” do t’i dedikohet jashtëzakonisht tre shfaqjeve cilësore që në përgjithësi korrespondojnë me frymën dhe me konceptin e festivalit, ndërsa ajo është një shprehje teatrale alternative, eksperimentale dhe hulumtuese, informojnë nga qyteti i Shkupit.

Shfaqja e parë që do të interpretohet është monospektakël njëorësh të aktores, e cila nëpër forma të ndryshme teatrore si mashtrim, vallëzim, teatri fizik dhe pantomimë, flet në mënyrë komike për virtytet dhe mangësitë njerëzore.

Shfaqja e dytë që do të interpretohet nesër është “Rreth” në interpretimin e aktorëve nga Fakulteti për arte dramatike nga Kosova. Regjisorja Agnesa Nokshiqi, tenton që me këtë shfaqje t’i rrëzojë stereotipat për dashurinë midis burrit dhe gruas. Kjo është një shfaqje në të cilën dominon vallëzimi, lojë e aktorëve dhe vizualizim.

Nata e fundit i është dedikuar spektaklit muzikor “Mene Tekel Feres” të “Akant”, teatri nga Sofja. Kjo shfaqje flet për virtytet dhe mangësitë e njeriut, për vetminë dhe nevojën e shoqërisë, shoqërim dhe komunikim me “tjetrin”.

Biletat mund të blihen në Sallën universitare, ndërsa të interesuarit do të mund paraprakisht t’i rezervojnë në numrin e telefonit 070/991-961. Çmimi i biletës është 150 denarë.