Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 09:38

Shkup – Në Shkup sot përfundon Panairi i 23-të ndërkombëtar i librit, në të cilin rreth 60 botues nga Maqedonia dhe disa vende fqinje e prezantuan produksionin e tyre.

Manifestimi u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e botuesve dhe librarëve të Maqedonisë (SHBLM) dhe Shoqatën e botuesve shqiptarë. Përkrahës i panairit ishte Ministria e Kulturës e cila për herë të parë mori pjesë me stendin e saj, në të cilin i prezantoi projektet e veta letrare, duke u përqëndruar në 50 vitet jubilare të Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Panairi i librit këtë vit u mbajt nën moton “Dhuro libër, dhuro pasuri”.