Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 10:18

Shkup – Kinoteka e Maqedonisë sot me më shumë aktivitete filmike në mënyrë solemne do ta shënojë jubileun 35-vjeçar.

Në suaza të shënimit, doajenit të filmit të Maqedonisë Meto Petrovski do t’i ndahet çmimi Objektiv i Artë për kontribut të shquar në kinematografinë e Maqedonisë, pas së cilës do të shfaqet edhe program filmik në emër të tij, si dhe film maratonë gjatë tërë ditës.

Do të tregohen filmi pa zë, “Grevë” në regji të Sergej Ejzenshtajn, “Koha pa luftë” nga regjisori Branko Gapo dhe “Lule të thyera” nga D.V Grift. Me rastin e jubileut do të hapen edhe Ditë të filmit hungarez me projektim të filmit “Panik” në regji të Atila Til.