Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 08:56

Shkup – Fondi filmik i Republikës së Maqedonisë, prej sot e deri më 21 maj të këtij viti do të prezantohet në Festivalin e 64 të filmit në Kanë.

“Si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit Republika e Maqedonisë dhe stenda e Maqedonisë do të jetë në kuadër të pavijonit South-East Europian Pavilion – së bashku me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Qipron, Serbinë dhe Malin e Zi”, kumtoi Fondi filmik.

Pavijoni me numër 135 – Village Internacional Riviera është përskaj bregut të detit me hapësirë të brendshme prej 100 metrash katrorë dhe terracë prej 100 metrash katrorë.

Në Festivalin e 64 të filmit në Kanë, përfaqësues nga Fondi filmik do të jenë drejtori Darko Bashevski, Daniella Stankovska, këshilltare për produksion dhe Anita Stojçevska, koordinuese për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në kuadër të marketit filmik të Festivalit të filmit në Kanë, Fondi filmik në bashkëpunim me shtëpitë e produksioneve siguroi shfaqjen e filmave “Panuk nuk ka vdekur” në regji të Vlladimir Bllazhevskit, “Ky nuk është film amerikan” në regji të Sasho Pavllvski dhe “D-Shkup”, omnibus në regji të dhjetë regjisorëve të rinj nga Maqedonia.

Në kuadër të “Producers on the move 2011” në organizim të Europian Film promotion do të prezantohet producenti Darko Popov, si përfaqësues nga Maqedonia sëbashku me 24 producentë të tjerë, përfaqësues nga vendet e tjera anëtare të rrjetit.

Mbrëmja kushtuar Maqedonisë, do të mbahet më 15 maj të këtij viti.