Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 09:38

Shkup – Vallëzimi e feston atë që njerëzit i bën human. Vallëzimi është mënyrë e të menduarit, përmes së cilit mund t’i shprehim idetë më abstrakte, atë që nuk mund ta shohim dhe që nuk ka emër. Çdo çast i vallëzimit është pjesë e një bote më të gjërë, sepse vallëzimi nuk ka as fillim e as fund, thotë koreografja dhe vallëzuesja belge, Ana Tereza de Kesmerkervo, në porosinë ndërkombëtare me rastin e Ditës botërore të vallëzimit – 29 Prillit.

Ana Tereza de Kersmekervo është një nga ikonat e vallëzimit modern me shumë koreografi, duke filluar prej viteve të ’80-ta. Është themeluese e kompanisë “Rosas” (1983) dhe e shkollës për vallëzim modern PARTS në vitin 1995 në Bruksel.

Nga viti 1982, në organizim të Institutit internacional teatror ITI pranë UNESKO-s dhe Komitetit ndërkombëtar për vallëzim, 29 prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover. Me këtë rast, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Në këtë ditë, në mbarë botën luhen shfaqje solemne me qëllim që të bashkohen të gjitha format e lojës, të shënohet dhe festohet universaliteti i këtij arti, të tejkalohen të gjitha barrierat politike, kulturore dhe etnike dhe me gjuhën e përbashkët të lojës dhe vallëzimit njerëzit të afrohen në paqe dhe miqësi.

Shfaqjet vallëzuese çdokund në botë fillojnë me leximin e Porosisë ndërkombëtare, që u bë traditë edhe në Maqedoni. Në Ditën botërore të vallëzimit, sonte në TPM do të mbyllet Festivali i parë i baletit modern – Mbrëmjet e baletit të prillit.