Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 16:53

Jan-Erik Nyrovaara, bashkëpronar në “Helsinki Ventures” nga Prizreni dha mesazhin e tij, se për të filluar një kompani duhet përkushtim, të dishë çfarë do dhe të kesh një lider që i shtynë kundër qdo oponenti.

Sipas tij, njerëzit janë më shumë të rëndësishëm sesa idetë.

“Pa marrë parasysh idenë e biznesit, ajo nuk mund të ekzekutohet gjithçka do të dështoj. Sepse njerëzit janë thelbi i çdo përpjekje – kompania dhe ekipi duhet të kenë një vëmendje të vazhdueshme për të qenë të angazhuar.

Nyrovaara si folës në DOKU:TECH tha se lidershipi në krye të një kompanie duhet të jetë shembull i përsosmërisë.

Ai zgjodhi Prizrenin për lajmëruar se Startup Sauna në Tiranë do të nis në shtator të 2015.

DOKU:TECH në ditën e dytë të edicionit të dytë pati edhe shumë folës të tjerë.

Arikia Millikan është folësja e vetmja që e ka vendosur çështjen e gjinisë në krye të diskutimit mbi teknologjinë. Kjo u konsiderua pyetje e mirë për ta shtruar në Kosovë duke pasë parasysh mungesën e madhe të grave në fushën e teknologjisë.

Ajo ka nisur diskutimin duke shtruar pyetje të thjeshta sikurse: Nëse do të tërhiqni 200 euro nga bankomati, a do t’i lenit 100? Andaj pse është lënë mënjanë fuqia punëtore, gjinia femërore.

Ka shtruar edhe shumë pikëpyetje të tjera mbi përfshirjen e grave në teknologji dhe ndikimin e madh të gjinisë femërore në shumë kompani të ndryshme.

E Max Gurvits ka folur për mendimin, qëndrimet dhe marrjen përsipër të rrezikut kur të krijosh një kompani.

Ai ka folur për atë e çfarë lloji i mentalitetit është i nevojshëm që të provohen gjëra të reja, për të identifikuar problemet dhe për të parashikuar zgjidhjen e tyre.

Sipas tij, çdo person që fillon diçka të re duhet të shikoj se çka ka rreth tij, cilat janë problemet, sfidat, aktivitetet dhe të tjerat që e rrethojnë.

Ai ka thënë se në vend që të bëjë një kult për dështimin, dha ide që të merret mësim nga dështimi.

E për folësin e parafundit në DOKU:TECH, Lane Becker, krijimi i një fillimi dhe krijimi i një kompanie është një proces i njejtë me kërkimin e arit.

Ai e ka përdorur këtë analogji në mënyrë që audienca të kuptojë se sa shumë përpjekje duhet që të krijohet një projekt i mirë.

“Ari në fillim ishte në sipërfaqe”, tha ai.

“Por sa më shumë që gërmohet, aq më shumë teknologji është e nevojshme që të arrihet në pikën tjetër. Kështu ju nevojitet më shumë para për vazhduar kërkimi ose gërmimi.Për të krijuar një ueb ose platformë nuk nevojitet vetëm të hidhet në treg por kërkon lidhje me njerëzit dhe përfshirjen e sa më shumë njerëzve në këtë proces”, tha Becker.

E gruaja që synon fluturimin në hapësirë dhe gruaja më me ndikim në botë, në fushën e teknologjisë, Esther Dyson në DOKU:TECH tha se ka në plan në pensionohet në planetin Mars dhe nuk shprehu aspak dyshime për këtë.

Fjalimi i saj u duartrokit shumë dhe ajo dha edhe këshilla të shkurtra por që dëgjoheshin me vëmendje.

“Humbja e kohës më ofendon”, tha ajo.

“Kurë nuk jam përpjekur për ta bërë mirë. Jam përpjekur për të rregulluar të gjitha gjërat që i shoh si gabim. Më pëlqen të kënaqem por jo duke bërë budallallëqe’, tha Dyson.

“Më pëlqen të investoj në njerëz si unë, dhe në gjëra që nuk krijojnë para por më bëjnë të lumtur dhe krenar”.

Kur u pyet se si është të jesh “grua me ndikim’, si gjithmonë shprehu keqardhje që nuk ka më shumë gra në këtë fushë.

“Mendoj se ajo çfarë mund të bëjë për gratë nuk është të flasësh për gratë, por të jem grua dhe të kem ide”.

Sa i përket të ardhmes ajo tha se i intereson printimi 3D dhe në fund bëri një pyetje se çfarë zhvillimi teknologjik do të ishte i dobishëm për Ballkanin.