Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 18:45

Washington – Gratë e moshuara që ushtrojnë shumë dhe që shpenzojnë pak kohë duke shikuar televizor ka më pak të ngjarë të diagnostikohen me depresion, konstaton një studim në SHBA.

Studiuesit kanë gjetur se gratë që ushtrojnë rregullisht në vitet e fundit janë 20 % më pak të ekspozuara zhvillimit të depresionit se sa gratë që rrallë janë të angazhuara në aktivitete fizike, raportojnë mediat.

Nga ana tjetër, koha e kaluar duke shikuar televizorin te femrat rrit shanset e depresionit.”Shuma në rritje të aktivitetit fizik është e lidhur me rrezik më të ulët të depresionit”, ka nënvizuar drejtuesja e studimit, Michel Lucas nga Shkolla e Harvardit për Shëndet Publik.

Aktiviteti fizik forcon vetëbesimin dhe ndjenjën e vetëkontrollit, dhe rrit nivelin e endorfinës në gjak, tha Lukas, duke shtuar se studimi megjithatë nuk mund drejtpërdrejt të provojë se shikimi i shumtë i televizorit dhe ushtrimet e paketa shkaktojnë depresionin.

Studimi është kryer nga viti 1992 deri në vitin 2006 dhe janë përfshirë rreth 50.000 gra. (LajmeShqip.com)