Lajme Shqip Saturday, 01 September 2012 15:59

Tiranë- Tenori Saimir Pirgu krahas interpetimeve të tij në skena të rëndësishme operistike është edhe fituesi i disa çmimeve prestigjoze për botën operistike.

Pirgu është fitues i Çmimit të Publikut në Washington DC, si aktori më i mirë në një opera për vitin 2012.  Tenori shqiptar është vlerësuar për interpretimin e tij në operën “Lucia di Lammermoor”, e shfaqur në Operën Nacionale në Washington, në nëntor të vitit që shkoi.

Tenori 31 vjeçar është zgjedhur imazhi i revistës më të rëndësishme operistike “Opera Noë” për numrin e shtatorit. Një muaj më parë, në kopertinë ishte tenori Placido Domingo, ndërkohë që në numrin e radhës, tenori Saimir Pirgu tregon jetën e tij shqiptare, fëmijërinë nën komunizëm dhe rritjen e tij artistike, nga Tirana në drejtim të skenave të mëdha botërore.
 

Për tenorin shqiptar me famë botërore axhenda e ngjeshur gjatë verës vazhdon edhe këto ditë, kur pritet të interpretojë sot edhe nesër në Teatrin Colon  në Buenos Aires të Argjentinës. (LajmeShqip.com)