Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 12:56

Gjirokastër – Në ditët e fundit të muajit prill dhe dy javët e para të majit në Gjirokastër është konstatuar një numër në rritje i turistëve vendas dhe të huaj, që arrin në 20% më shumë se e njetja periudhë e vitit të kaluar.

Të dhënat nga Zyrat e informimit turistik në qytet flasin se këtë periudhë Gjirokastrën e kanë vizituar rreth 4 mijë persona, ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Aktualisht kemi konstatuar fluks në rritje të numrit të turistëve në Gjirokastër dhe vecanrisht ne kalane shekullore”, thotë Besnik Shehu, punonjës në muzeun e Armëve.

Sipas tij, promovimi i vazhdueshëm që po i bëhet Gjirokastrës pas përfshirjes së qytetit në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën Mbrojtjen e UNESCO-s, ka rritur interesimin e operatorëve turistikë dhe vizitorëve nga vendi dhe bota.

“Gjirokastra turistike është gjithmonë e më e pranishme në faqe interneti, guida turistike, çka bën që vlerat e saj historike dhe trashëgimia kulturore të kenë gjithmonë e më shumë mundësi promovimi dhe njohje nga ana e personave të interesuar”, thotë specialistja e turizmit, Enkelejda Roze.

Numrin më të madh të turistëve e zënë vizitorët nga Greqia, gjermanë, francezë etj.