Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 08:34

Tiranë – Në këtë sezon vere, ku libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj botohen vazhdimisht, gjinia e preferuar për lexuesit dhe që ka numrin më të madh të shitjeve është ajo e romancës.

Pjesa më e madhe e lexuesve preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim.

Një ndër librat e pëlqyer është ai i Graham Greene “Fundi i historisë së një dashurie”. Libri rrëfen historinë e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit. Komploti është domethënës, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.

Një histori dashurie që ka tërhequr lexuesit dhe që ka shtuar numrin e shitjeve të librit është ai i autorit të afirmuar Orhan Pamuk. “Muzeu i pafajësisë”, një roman i botuar pak kohë më parë, sjell historinë e dashurisë mes Kamelit dhe Sibelën.

Është pranvera e vitit 1975. Kameli, një djalë i ri është gati për t’u fejuar me Sibelin, një vajzë aristokrate. Një kthesë e befasishme e fatit do ta shpjerë Kamelin në “robërinë” e një dashurie të gjatë me një shitëse të thjeshtë, kushërirën e tij.

Romani “Shpëtomë”, i autorit Guillame Muso, është një libër tjetër i përshtashëm për t’u lexuar gjatë kësja stine të nxehtë vere. Një histori të thjeshtë dashurie, ku Zhulieta dhe Semi dashurohen në shikimi të parë dhe përjetojnë dashurinë pasionate. Më pas vajzën nga Franca dhe djalin nga Nju Jorku, e ndan një oqean i tërë, ndërkohë që përjetimi i pasionit dhe i ankthit të dashurisë i përshkruar në këtë roman ka tërhequr mjaft lexuesit.

Të preferuar vazhdojnë të mbeten edhe librat e italianit Federico Moccias si, “Tri metra mbi qiell”, “Të dëshiroj”, “Më fal se të dua”. Përveç librave me subjekte rozë, një tjetër libër që është shitur shumë është romani “Vajza që trazoi folenë e grerëzave” nga Stieg Larsson. Një roman policor që ka tërhequr lexuesit për komplotet e errëta që tregon.

Për shumë njerëz vera konsiderohet si përiudha më e mirë për të lexuar. Të çliruar nga ngarkesat e ditëve në punë, leximi i një libri gjatë pushimeve në plazh është një zgjedhje e mirë që shumë vetë e preferojnë.

Të shumtë janë ata të cilët kur nisen me pushime nuk harrojnë të marin, një apo disa libra me vete për t’i lexuar nën hijen e çadrës pranë bregut të detit. Kjo është edhe një arsyet se përse shumica preferojnë libra rozë, apo të lehtë për t’u lexuar gjatë pushimeve.

Zgjedhja e librave varet edhe nga shijet e secilit, por librat e thjeshtë për t’u kuptuar dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim, janë sygjerimi më i mirë në stinën e nxehtë të verës.

Stina e verës është edhe periudha kur rritet edhe numri i shitjes së librave. Krahas syzeve, kapeles, vajit të plazhit shumë kush nuk harron të marrë edhe një libër në çantët e tij të plazhit për ta lexuar atë buzë detit me zhurmën që sjell në sfond.