Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 12:30

Prishtinë -Bëhet e ditur se filmi “Shkurta” i Arzana Krajës, projekt i produksionit Circle Production nga Kosova, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është zgjedhur në edicionin 22 të Rio de Zhaneiro International Short Film Festival, në programin zyrtar në kategorinë e Filmit ndërkombëtar, me ç’rast do ta ketë premierën botërore.

Rio de Zhaneiro International Short Film është festivali më i madh i filmit të shkurtër që i kualifikon fituesit në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscar.Bëhet e ditur po ashtu se filmi “Shkurta” do të marrë pjesë edhe në programin zyrtar për kategorinë e filmit të  shkurtër në njërin nga festivalet e njohura të filmit në Evropë, ku do të shfaqet si premierë europiane, por për shkak të rregullave të Festivalit duhet të presim publikimin e programit të tyre.

“Shkurta” është një rrëfim i heshtur për Shkurtën, vajzën e pestë të familjes. Ajo dhe babai i saj pasi mbijetojnë luftën përballen me dhimbjen, ndjenjën e fajit dhe moskomunikim mes tyre.Ky film zgjat 20 minuta me skenar  dhe regji të Arzana Krajës dhe producent Besnik Krapi.Rolet kryesore i luajnë Kaona Sylejmani  dhe Bislim Muçaj. (LajmeShqip.com)