Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 18:40

TIRANË – “Henri VI”, shfaqja që prezantoi teatrin shqiptar në Festivalit Botëror të Shekspirit rikthehet për publikun këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar.

Në datat 5,6 dhe 7 tetor pjesa e dytë e trilogjisë së Shekspirti, nën regjinë e Adonis Filipi do të risjellë veprën që eksploron mbi natyrën e pushtetit dhe revolucioneve sociale.

Hendri i VI” nën interpretimin e aktorëve, Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena, etj, është konceptuar mbi baza klasike me element modern.

Pjesa e dytë e trilogjisë nis me  martesën e Mbretit Henri VI me princeshën Margaret të Anzhusë. Henri VI është shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohen ta joshë për të qënë sa më pranë kurorës. Kjo shfaqje e pati premirën në muajin maj në TK, ndëkrohë që më pas u shfaq për publikun londinez në Festivalin Botëror të Shekspirit mes 37 trupave teatrore nga vende të botës.


Teatri Kombëtar po përgatitet për premierën e 100-vjetorit të Pavarësisë që pritet të jetë në nëntor dhe deri në atë kohë sezoni i ri artistik do të mbahet me premiera të repertorit si “Henri i VI” dhe “Përjetësisht dashuria”.(LajmeShqip.com)