Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 13:56

Organizatorët e festivalit DokuFest, pas mbylljes së edicionit të 14-të, kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku kanë përmendur edhe rekordet e këtij edicioni, duke përfshirë atë të paraqitjes së filmave, shitjes së biletave dhe numrit të madh të vizitorëve

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër DokuFest u mbyll më 16 Gusht, pas 10 ditë vënie të reja rekordesh, kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit nëpërmjet një komunikate, të cilët kanë thënë se rekord i ri që na bën krenar u vu në shfaqjen e 228 filmave të metrazhit të gjatë dhe atyre të shkurtër, nga të cilët 124 ishin në garë.

 “Ka ende rekorde të vëna në këtë edicion të DokuFestit, si ajo e 14,000 biletave të shitura për filmat e shfaqur nëpër kinema, apo 17,000 vizitorë të DokuNights, ku u sigurua po ky numër i njerëzve që vallëzuan deri në orët e mëngjesit. Krejt në fund, por jo më pak i rëndësishëm është rekordi më i vlefshëm dhe i përzemërt i këtij edicioni, është ai i numrit rekord i 90 koordinatorëve dhe 120 vullnetarëve të cilët punuan në 7 kinema, 11 panele dhe masterklasa, 8 punëtori dhe një numër tepër të madh të aktiviteteve në festival”, thuhet në fund të kësaj komunikate.