Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 19:33

“Shok” është filmi i regjisorit Jamie Donoghue me aktorë shqiptarë, që është bërë duke menduar që në Kosovë ka tregime të patreguara.

Ai shpejgon edhe se si në Kosovë pati probleme me fluturimin.

Këto i ka bërë të ditur vet ai, filmi i të cilit do shfaqet në edicionin e XIV të DokuFest, raporton lajmi.net.

Jamie Donoghue tregon për filmin “Shok”, një histori e dy të rinjve dhe raportit të tyre me luftën si gjendje aktuale mentale e fizike, raporton lajmi.net.

“Kur kam ardhur për herë të parë në Kosovë, pata problem me fluturim. Megjithatë, sapo erdha këtu hasa në profesionalizëm aktoresk. Filmi “Shok” sjellë historinë e dy të rinjve dhe është film universal, për secilën luftë dhe ndjenjë afeksioni. Mendoj se Kosova ka tregime të patreguara dhe ka qenë detyrë imja që të transmetoj një të tillë” pohon regjisori Donoghue, regjisor i filmit “Shok” në të cilën luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi.

Jamie Donoghue dhe Agnieszka Zëiefka kanë prezantuar tregimet e tyre, mbi filmat e tyre që sjellin diskriminimin në bazë race, në njërën anë, dhe luftën e Kosovës me sytë e fëmijëve në anën tjetër.

Filmi i regjisores polake Agnieszka Zëiefka. “The Queen of Silence” tregon për një përjashtim të dyfishtë të një vajzeje të re rome, e cila pos që kundërshtohet nga shoqëria për shkak të nacionalitetit të saj, është edhe e shurdhër.

“Për mua shfaqja e filmit në Dokufest ka rëndësi të madhe sepse është njoftimi i dytë me publikun. Historia është e dhimbshme dhe tregon se shoqëria ka nevojë për ndryshime rrënjësore, për ta kontrolluar më shumë trajtimin që i bën grupeve të ndryshme” tregon Zëiefka.

Filmi shfaqet sonte, në orën 22:00 në Doku Pllato.