Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 13:07

Lideri i PS-së Edi Rama ka rezervuar në faqjen e tij në rrjetet sociale, një homazh për këngëtarin e mirënjohur italian Lucio Dalla i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur pak ditë më parë nga një infarkt në zemër.

Lideri i PS-së shkruan dy statuse për Dalla-n ku thotë sëpari “Homazh Lucio Dalla-s ne diten e funeralit te tij. Ishim miq dhe e kujtonte gjithnje me nostalgji Tiranen e koncertin fantastik qe beri ketu”.

Më pas një tjetër koment Rama thotë: “Artist i madh pervecse nje kengetar legjendar per Italine,provokator gjenial kunder te vjetres dhe qytetar i angazhuar ne beteja sociale”.