Londër – Disa nga studimet më të fundit, kanë treguar lidhjen ndërmjet produkteve të qumështit dhe paraqitjes së akneve.
Ka shumë pak studime të cilat hulumtojnë mbi lidhjen e ushqimit që hamë dhe paraqitjes së akneve.
Megjithatë, është shumë i shpërndarë mendimi se ushqimet yndyrore, si çokollata, picat si edhe ushqimi i fërguar, disi mund të çojnë deri tek yndyrëzimi i poreve, prandaj dhe ajo paraqitet në lëkurën e fytyrës. Rreth kësaj nuk ka dëshmi shkencore.
Por disa studime të fundit kanë treguar lidhjen ndërmjet produkteve të qumështit dhe paraqitjes së akneve.
Tek produktet e qumështit ka disa përbërës të cilët mund të stimulojnë gjëndrat në atë mënyrë që të arrijë deri tek paraqitja e akneve.
Prandaj, për njerëzit të cilët kanë probleme me aknet, ekspertët preferojnë zvogëlim (por jo heqje dorë) nga produktet e qumështit.