Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 15:34

Tiranë – “Meshari” i Gjon Buzukut, i konsideruar si libri më i vjetër në gjuhën shqipe, pritet të vij në Shqipëri në kudër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Kardinali Gianfranco Ravasi, president i Këshillit Papnor për Kulturën, gjatë vizitës së tij në Shqipëri deklaroi se ardhja e “Mesharit” në atdhe do të jetë i mundur. “Tashmë proçedurat i kanë kaluar Bibliotekës së Vatikanit”, ka thënë ai.

Këto të fundit kanë nisur që pas kërkesës së ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi drejtuar bibliotekës së Vatikanit, ku ndodhet kopja e librit, e vitit 1555.

Që nga ky vit, kohë kur është shkruar libri, ka kaluar dorë më dorë në shumë biblioteka në Itali dhe që prej 1909 “Meshari” është rizbuluar nga prifterinj shqiptar në biblotekën Apostolike të Vatikanit.